Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nëse i armatosin mësuesit, atëherë do të parandalonin sulmet nëpër shkolla, si rasti i fundit ku mbetën të vrarë 17 persona, shkruan BBC.

Një anëtar i stafit që do të kishte armë, do të mund t’i jepte fund sulmit “shumë shpejt”, ka thënë ai.

Presidenti republikan gjithashtu ka mbështetur zërat për të përmirësuar më shumë të kaluarën e atyre që duan të blejnë armë.

“Do ta forcojmë shumë kontrollin – do të bëhen përmirësime shumë të mëdha në çështjen e shëndetit mendor”.

“ Nuk janë vetëm fjalë, siç kanë qenë në të kaluarën”, tha ai.

Artikulli paraprakKUVENDI I KOSOVËS VENDOS SOT PËR FATIN E DEMARKACIONIT
Artikulli tjetërSULMUESI I REAL MADRID BËN GATI VALIXHEN PËR NË PARIS