Gjatë një takimi elektoral në Karolinën e Jugut Donald Trump dëboi një grua myslimane.
Rose Hamid, një amerikane myslimane, kishte ardhur ne takimin elektoral për të protestuar ndaj retorikës së tij. 56 vjeçarja është presidente e Shoqatës së Grave Myslimane në Karolinën e Jugut. Ajo nuk u prit aspak mirë si nga kandidati republikan për president ashtu edhe nga njerëzit. Rose ra direkt në sy pasi ishte e veshur me veshjen karakteristike të femrave myslimane, xhihabin. Njerëzit kërkuan menjëherë largimin e saj me brohorima kundërshtuese. Kaq mjaftoi që 56-vjeçarja të shoqërohej jashtë nga një oficer i sigurisë. Rasti nuk mund t’i shpëtonte Donald Trump i cili e komentoi atë kështu: “Ka urrejtje të pabesueshme mes nesh dhe ajo nuk është urrejtja jonë, por urrejtja e tyre (refugjatëve)”.