Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump refuzoi, të mërkurën në debatin e tretë me kandidaten demokrate, Hillary Clinton, që të thoshte nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve pavarësisht se si do të ishte.

Trump tha se: “Do t’ju them kur të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull”. Por kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se fakti që Trump nuk do që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse humb, është “i tmerrshëm”. Të dy kandidatët presidencial u përplasën rreth Rusisë, kur Clinton akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, të ketë urdhëruar “sulmet kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan që të fitojë”. Clinton shprehu dyshimet se vala e sulmeve kibernetike ndaj organizatave politike në SHBA dhe individëve të njohur ishte “qartë” e urdhëruar nga “vetë Putin”, me qëllim që të ndryshojë rrjedhën e zgjedhjeve në favor të Trump. Ajo tha se presidenti rus e cilëson Trumpin, një “kukull” të mundshme në Shtëpinë e Bardhë. Siç ka bërë edhe më herët, Trump ka hedhur poshtë akuzat se Moska po provon që të përzihet në zgjedhje dhe e akuzoi Clintonin për përpjekje që të anashkalojë diskutimet për eimigracionin që nxiti edhe përplasjen e fortë rreth Rusisë. Debati në Unversitetin e Las Vegasit, Nevada, u zhvillua në kohën e dobësimit të mbështetjes për Trumpin nga votuesit, që prej 8 tetorit kur u publikuan regjistrimet e vitit 2005 ku ai shihet duke bërë komente fyese dhe vulgare për gratë. Një numër i grave kanë folur publikisht që atëherë dhe e kanë akuzuar Trumpin për sulme seksuale ndaj tyre.

Artikulli paraprakKERRY: SË SHPEJTI SISTEM ANTI-RAKETË NË KORENË E JUGUT
Artikulli tjetërPOLICIA, MASA KUNDËR TRAFIKIMIT TË LËNDËVE NARKOTIKE