Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për myslimanët.
Ai i është referuar sulmit terrorist në një treg Krishtlindjesh në kryeqytetin gjerman, Berlin, për të provuar ato që ai tha gjatë fushatës zgjedhore, kur premtoi se do ndalojë hyrjen në SHBA të myslimanëve. “Është provuar se kam pasur të drejtë. Njëqind për qind të drejtë. Ju i dini planet e mia”, u shpreh Trump para gazetarëve, shkruan “New York Times”. Ende nuk është e qartë se cila do të jetë politika e Trump ndaj myslimanëve gjatë presidencës së tij. Për promovimin e politikës së dyerve të mbyllura për myslimanët, Trump u përball me kritika të shumta gjatë fushatës zgjedhore.