Trump reagon për sulmin e armatosur në Las Vegas

Presidenti amerikan në një mesazh të publikuar në Twiter është shprehur: “Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për ata që kanë humbur jetën në sulmin në Las Vegas dhe për familjet e tyre. Zoti ju bekoftë.” Qeveria amerikane ka bërë deklaratën e parë pas sulmit që ndodhi në një festival të muzikës në në Las Vegas të SHBA-ve. Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të publikuar në Tëiter është shprehur se “Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për ata që kanë humbur jetën në sulmin në Las Vegas dhe për familjet e tyre. Zoti ju bekoftë”. Policia e Las Vegasit kishte njoftuar se nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay është hapur zjarr mbi pjesëmarrësit në një koncert ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 50 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë.

Artikulli paraprakPRESIDENTI ILIR META: DËNOJMË ME FORCË AKTIN BARBAR NË LAS VEGAS
Artikulli tjetërISIS MERR PËRGJEGJËSINË PËR SULMIN NË LAS VEGAS