Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme në detyrë Sally Yates, për arsye se refuzoi zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për emigracionin dhe refugjatët.

Sally Yates, e cila ishte emëruar nga ish-presidenti Barack Obama fillimisht ka urdhëruar mos zbatohet vendimi i Trump. Ajo ka thënë se “nuk është e bindur se urdhri i presidentit Trump është i ligjshëm” Trump akuzoi ushtruesen e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, për “tradhti” dhe “të qenët e dobët ndaj migracionit të paligjshëm”. Ai tha se e zëvendëson atë me Dana Boente, prokuror i Qarkut Lindor të Virxhinias. Urdhri ekzekutiv i Trumpit, i lëshuar më 27 janar, pezullon pranimin në SHBA të të gjithë emigranteve nga shtatë vende me shumicë myslimane për 90 ditë. Kritikët thonë se urdhri është kundër myslimanëve dhe si i tillë shkel Kushtetutën amerikane.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET ORGANIZATA E TRAFIKUT TË EMIGRANTËVE, NË PRANGA DHE 3 SHQIPTARË
Artikulli tjetërISH-PJESËTARI I INTELIGJENCËS – “SERBIA KA QINDRA SPIUNË NË KOSOVË”