Donald Trump shpalli pak më parë fitoren në fjalimin e tij në Florida, ndërkohë që urime kanë nisur të vijnë nga e gjithë bota.

Mes tyre ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili në një postim në rrjetin social “X” shkruan se udhëheqja e Trump do të jetë kyçe për ta mbajtur NATO-n të fortë.

“Sapo urova Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën tonë të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka shkruar Rutte në platformën “X”.

Artikulli paraprak“BOCA DEH RIO”/ ARRESTOHEN NË SHQIPËRI DY PERSONA PËR LLOGARI TË AUTORITETEVE ITALIANE
Artikulli tjetër“DONALD TRUMP TRIUMFOI”, BERISHA: VOTË PLEBISHITARE! AMERIKANËT VOTUAN PËR VLERAT THEMELORE TË NJERIUT DHE NJERËZIMIT