Presidenti aktual Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë për media ku nuk ka ndalur akuzat ndaj palës kundërshtare duke thënë se po vidhen votat.
Teksa u shpreh i bindur se i ka fituar këto zgjdhje tha se po bëhet një grabitje e madhe e kombit me votat dhe për këtë do të shkojë në Gjykatën e Lartë.
“Rezultatet e sotme kanë qenë fenomale. Qytetarët amerikanë u janë drejtuar në numër rekord qendrave të votimit dhe kjo është një shenjë e mirë. Kemi fituar Ohajon. Kemi fituar Teksasin me diferencë prej 700 mijë vota. Kemi fituar në Georgia.
Ne jemi shumë para në vota dhe ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë. Dikush tha se ka fituar, dhe ndoshta edhe mund të fitojme por ama ka shumë vota që duhen numëruar atje dhe jane në favorin tonë.
Bëhet fjalë për Arizonen ku Biden ka deklaruar se ka fituar. Ka pasur ndryshime votash në momentin e fundit. Por me e rëndësishme është se ne jemi duke fituar Pensilvaninë me numër të madh votash. Ata janë shumë larg me 64%t ë votave të numëruara do jetë e pamundur të na mundin në Pensilvani.
Guvernatori i teksasit ka bërë një punë të mrekullueshme, ai më telefonoi dhe më uroi. Ne fituam. Askush se ka parë këtë. Kemi fituar shumicën e votave në Michigan.Ishte një natë e shkëlqyer. Kemi fituar shtetet e rëndësishme. Çfarë ndodhi me këto zgjedhje. E di çfarë ndodhi? Ata e dinin se nuk mund të fitonin dhe thanë le të shkojmë në gjykatë. E kisha parashikuar unë këtë.
E kisha ditur që nga dita që do të çonin në gjykatë. Florida ishte një fitore e jashtëzakonshme. Teksasi gjithashtu dhe Ohajo. Një ditë e shkëlqyer. Unë e dua shumë Ohajon. Rreth 500 mijë vota më shumë në Karolinën e Veriut.
Pastaj gjithçka ndaloi dhe kjo është grabitje ndaj popullit amerikan. Është turp. Ne i kemi fituar këto zgjedhje. Ne do sigurohemi për integritetin. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë. Ne duam që këto vota të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë dhe duam që votimi të mbarojë. Nuk duam më vota të hedhura në 4 të mëngjesit. Kjo është e turpshme”, tha Trump.