Trump zgjedh kritikun e Obamës dhe Clintonit në krye të CIA-s
Republikani Mike Pompeo është drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA. Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka besuar postin në krye të agjencisë së spiunazhit Mike Pompeo-s, i cili ka shërbyer për tre mandate në Kongres dhe është anëtar i Komitetit të Inteligjencës. Ai u bë i njohur në 2012 pas sulmeve ndaj Clinton ku ishte pjesë e hetimit në komisionin për ngjarjet në Bengazi të Libisë. Mike Pompeo njihet si një nga kundërshtarët më të egër të reformës në shëndetësi “Obamacare” dhe kundër mbylljes së burgut të Guantanamos. Trump ka emëruar edhe aleatin e tij konservator, senatorin e Alabamës, Jeff Sessions, si prokuror të përgjithshëm.