Bukuria e J.Lo-së, fshihet pas kësaj menyje.

Jennifer Lopez ka një trup të mahnitshëm. Pasi që tash e dy dekada merret me vallëzim dhe ushtron pandërprerë, kjo nuk ka pse ta habisë askënd, por nuk janë vetëm ushtrimet pse ajo ka një fizik të hatashëm në moshën 46 vjeçe dhe është një ndër femrat më të bukura në botë. Diva latine kujdeset për ushqimin e vet, e me kalimin e viteve ka mësuar atë që i shkon më së miri për trupin e vet. “Nuk vuaj urie. Me kalimin e viteve e kam mësuar se ushqimi i shëndetshëm është shumë me rëndësi, si dhe mënyra e shëndetshme e jetës”, thotë J.Lo për revistën “People”. Një nga fshehtësitë që përdor janë zamrat e freskëta. Ajo nënkupton pemë dhe perime të freskëta, e pos kësaj, ja edhe çfarë gjendet në menynë e saj ditore.

Kjo është receta e saj e preferuar: 3/4 e gotës dredhëza, 1/4 e gotës boronica, 1/4 e gotës mjedra, 1/4 e gotës jogurt grek, 1/4 e lugës kanellë, 1/4 e lugës mjaltë, 1/4 e lugës lëng të freskët limoni, 1/4 e gotës akull. Për drekë zgjedh sallatë me lakër jeshile. Për ta përgatitur një drekë, ashtu si e han J.Lo ju nevojitet një enë me gjethe të prera imët të lakrës jeshile, 2 lugë fara të pjekura të kungullit, 2/3 djathë të prerë, 2/3 e lugës lëng të freskët limoni, 2 lugë vaj ulliri, 1/3 e qepës dhe kripë sipas shijes. Për zamër më së shpeshti konsumon mollë apo pemë tjetër të freskët, derisa për darkë konsumon gjoks pule të pjekur me gjysmë patate të ëmbël me kripë deti. Për desert më së shpeshti konsumon çokollatë të zezë.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË NJË KRYEMINISTËR SERB NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërFLAMUJT NË SHESHE, PD I HEQIM BRENDA 24 ORËVE