Pallati I sportit “Qazim Dervishi” gumëzhinte nga entuziazmi I fëmijëve që ndoqën nga afër trupën e artistëve nga Dibra e Madhe në shfaqjen “Magic Show”. Përmes numrave të ndryshëm të shpejtësisë artistët dhuruan emocione për të pranishmit.
Ndërkohë, organizatori Bekim Mame falenderon publikun shkodran për pjesëmarrjen në këtë shfaqje.
Për rreth 1 orë, fëmijët u argëtuan me këtë shfaqje ndërsa evente të tilla shërbejnë si mesazh për organizimin e më shumë aktiviteteve argëtuese, njisoj si ato edukuese dhe sportive.