Gabriela Trupa është vajza shkodrane e cila u ushtron sportin e forcës së trupit apo poëerlifting siç njihet ndryshe.

Sapo është shpallur kampione në një kampionat të organizuar në Kosovë duke marrë vendin e parë në peshën 70 kilogram me 295 kg të ngritura në tri disiplina të ndryshme. Gabriela tregon se çdo të thotë sporti i forcës së trupit dhe si ka arritur deri këtu. Tashmë Gabrielës palestra dhe sporti që ushtron i është kthyer në profesion ndërsa tregon edhe pjesëmarrjen në kampionatin e Kosovës ku u shpall kampione.

Shpesh herë përballet me paragjykime për format trupore dhe muskujt që ka por për Gabrielën ky nuk është një shqetësim. Kampionia tregon se ende meshkujt dhe femrat nuk kanë konceptin e duhur për palestrën. Gabriela ka arritur që të ngrejë deri në 160 kilogram nga toka si në këtë rast ndërsa është e bindur që të mos e braktisë kurrë këtë sport që ushtron prej vitesh duke shërbyer si një shembull për të rinjtë e tjerë.

Artikulli paraprakJAVA E FAMILJES, AKTIVITET NE SHKOLLËN E BARDHAJVE
Artikulli tjetërKRIJOHET SHOQATA E VETERANËVE TË SPORTIT SHKODRAN