Në tru fshihet një orë biologjike që etiketon eksperiencat tona të përditshme, duke i shënuar me orën që kanë ndodhur dhe duke i pozicionuar me rend kohor pak a shumë sikurse ndodh në “Instagram”

kur publikohen “story”, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature” nga studiuesit norvegjezë të “Kavli Institute for Systems Neuroscience”, të drejtuar nga Edvard Moser që në vitin 2014 fitoi çmimin Nobel të Mjekësisë falë zbulimit të “GPS-së” së trurit.

Kjo orë biologjike, në këtë mënyrë arrin të krijojë perceptimi subjektiv të kohës, falë një rrjeti neuronesh që ndodhet në të ashtuquajturën “kore entorinale anësore” që ndodhet pranë zonës së trurit që rregullon perceptimin e hapësirës.

“Sot kemi një kuptim të mirë të mënyrës se si truri përpunon hapësirën, ndërkohë që njohuritë për kohën janë më pak koherente.

Këtë sinjal e prodhon një qark neural që i vendos një etiketë kohore ngjarjeve dhe i vendos sipas një rendi në një eksperiencë”, shpjegon Moser.

“Ky studim tregon se si truri gjeneron ndjenjën e kohës kur përjetojmë një ngjarje. Ky qark nuk e kodifikon kohën në mënyrë eksplicite, por kryesisht mat kohën subjektive që rrjedh nga fluksi i eksperiencës”, shton autori kryesor i këtij studimi, Albert Tsao.

Duke modifikuar aktivitetet e zhvilluara, ose vetë përmbajtjen e kësaj eksperience, është e mundur që të ndryshohet sinjali kohor që lëshohet nga kjo orë, duke modifikuar kështu edhe perceptimin subjektiv të kohës.

Artikulli paraprakLEZHJANI VJEDH KASAFORTËN E LOKALIT TË KUSHËRIRIT
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, ZJARRFIKËSET PO JAPIN “SHPIRT”