Ky është kanali kullues që ndodhet në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër. Në anën e rrugës por dhe në kanal qyetarë të papërgjeshëm hedhin mbeturina. Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për këtë problem sepse fëmijët e tyre luajnë në atë vend të mbushur me mbetje.

Disa herë banorët i kanë bërë kërkesë institucioneve përgjegjëse por askush nuk ka bërë diçka për zgjidhjen e kësaj situate.

Gjatë periudhave të përmbytjeve, kjo rrugë e fshatit Trush ka shpëtuar duke i dhënë mundësi banorëve që të lëvizin ndaj banorët kërkojnë më tepër kujdes për shkak të rëndësisë që ka.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI HISTORIK “SHTIGJET E PËRGJAKURA”
Artikulli tjetërHISTORIA, I VERBËRI QË MUNDI PARAGJYKIMET