Banoret e fshatit Trush ne njesine administrative të Berdices kane protestuar ndaj vendimit te ministrise se Bujqesise, qe do te leshoje me qera 264 dynym toke bujqesore ndaj nje kompanie turke.
Banoret deklarojne se ky eshte nje abuzim qe po behet ndaj tyre, pasi me keto toka ato kane te lidhur ekonomine e tyre.
Banoret deklarojne se nuk do te leshojne ne asnje menyre tokat e tyre, dhe ky abuzim sipas tyre duhet te marre fund. Prej 25 vitesh banoret shprehen se ato i kane ne perdorim keto toka, dhe askush nuk ka nderhyre për ti marre. Përballe kësaj situate ato deklarojne se nuk do te lejojne askend, te marre keto toka pasi jane te trasheguara brez pas brezi.