AUTOMJETI PËRPLAS MOTORRIN ME 2 PERSONA. Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Në fshatin Trush gjatë mesditës së merkure , një automjet nen drejtimin e shtetasit Mark M ka përplasur një motorr në të cilin udhëtonin dy persona, duke bërë që njëri prej tyre të gjejë vdekjen, ndërsa tjetri të mbetet i plagosur, ku ky I fundit eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal Shkoder teksa aktualisht eshte nen kujdesin mjeksor te personelit.
Siç raporton policia e shkodres , viktima është 56 vjeçari ofik mlloja ., ndërsa i plagosur ka mbetur një person tjetër me iniciale Xh.Mlloja. Nga ana e uniformave blu u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ky eshte aksidenti I dyte Brenda 24 oreve ne aksin Shkoder-velipoje pasi diten e marte ne rrugen e rrjollit rreth ores 12.50 nje makine e tipit wolsvagen doli nga rruga.