Ndonëse uji është tërhequr tashmë banorët e fshatit Trush të njësisë administrative Bërdicë vuajnë mungesën e bazës ushqimore për bagëtitë. Fermerët ankohen pasi bashkia nuk ka shpërndarë asnjë ndihmë në ato ditë të vështira.
Xhevdet Lanaj është një nga fermerët e asaj zone I cili thotë se e gjithë toka e mbjellë është nën ujë e të 50 krerë lopë që ka nuk ka me çfarë ti mbajë.
Ndërkohë ato bëjnë apel pushtetit vendor për ndihmë pasi po ju ngordhin bagëtitë nga mungesa e ushqimit.
Fshati Trush njihet si fshati I blegtorisë. Mirëpo sipas banorëve ky zanat po rrezikohet përditë e më shumë për shkak të mungesës së bazës ushqimore.