Kanë vetëm një qëllim, të marrin paratë që u takojnë për dëshpërblimet nga përmbytjet e viteve 2010-2011.
Fshati Trush ka qenë protesta e radhës e banorëve të Nën-Shkodrës të cilët ende nuk kanë marrë nga qeveria dëmshpërblimet e plota. Protestat e banorëve të përmbytur nuk do të ndalen derisa të marrin dëmshpërblimet e plota. Protesta e radhës pritet që të jetë edhe më e madhe dhe pritet të zhvillohet në hyrje të qytetit të Shkodrës duke bllokuar rrugën nacionale Shkodër-Tiranë duke qenë se qeveria nuk reagon ndaj këtyre kërkesave.