Është shtruar para 4-5 vitesh por tashmë rruga kryesore e fshatit Trush në njësinë Bërdicë kalohet me vështirësi për shkak të amortizimit të saj të shpejtë në pak kohë.
Banorët e zonës thonë se kjo vjen nga abuzimet që janë bërë me këtë investim. Banorët deklarojnë se është një rrugë kryesore në të cilën duhet ndërhyrë sërish sepse kalojnë një numër i madh njerëzish. Në njësinë Bërdicë banorët kërkojnë që tashmë investimet që bëhen të mos jenë sa për të kaluar radhën por të kenë një jetëgjatësi dhe jo si në këtë rast kur kjo rrugë është amortizuar në pak vite.