DY LIDERËT PRITET TË DISKUTOJNË MBI LIDHJET MES BE DHE RUSISË. Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin Rus Vladimir Putin në një moment tepër kritik për Athinën. Qeveria e Tsipras është mbërthyer në negociata me Bashkimin Europian mbi borxhin e shpëtimit, për shkak se mund të mbetet pa të ardhura monetare brenda pak javësh. 

Dy liderët pritet të diskutojnë mbi lidhjet mes BE dhe Rusisë, të cilat u tensionuan shumë nga kriza në lindje të Ukrainës. Para mbërritjes së tij, Tsipras i ka konsideruar sanksionet e vendosura nga BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë, si një “rrugë për askund”. Megjithatë kritikë ekonomikë thonë se Rusia ka mjaftueshëm probleme për vete për të shpëtuar Greqinë. Rusia bllokoi importimin e mjaft ushqimeve perëndimore në shenjë hakmarrje, por zyrtarë të lartë po diskutojnë për heqjen e tre vendeve nga embargoja, përfshirë dhe Greqinë.  Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz, tha se Tsipras nuk duhet të thyejë linjën e sanksioneve të BE-së gjatë vizitës së tij. Schulz është shprehur se Greqia kërkon dhe ka marrë shumë solidaritet nga BE dhe se BE mund të kërkojmë të njëjtën gjë prej saj duke mos vepruar në mënyrë të njëanshme mbi masa të vendosura bashkarish. 

Artikulli paraprakXHINDI: NUK DO GAROJ PËR BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërDEKLARATAT NACIONALISTE TË RAMËS, REAGON BASHKIMI EUROPIAN