Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras hodhi poshtë të gjitha pretendimet se është duke u përgatitur për zgjedhje të parakoheshme, duke i konsideruar ato si të pakuptimta.

Duke folur në ditën e dytë të udhëtimit të tij në Kretë, të cilën disa e konsiderojnë si një vizitë për fushtë zgjedhore, kreu i qeverisë helenë këmbënguli se zgjedhjet do të bëhen në kohë. “Zgjedhjet do të zhvillohen në kohë, domethënë me fjalë të tjera në shtator 2019”, tha Tsipras. Kryeministri Tsipras sugjeroi të mërkurën se është edhe në interes të kreditorëve për të arritur një marrëveshje. “Evropa po përballet me pasiguri të madhe – të marrim vetëm një vështrim në atë që po ndodh kudo. Udhëheqësit evropianë duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është situata” Tsipras gjithashtu sugjeroi se ai nuk është i shqetësuar nga reagimi brenda Evropës ndaj premtimeve të tij të pensionit. Shtesa 617 milionë euro që do të shpërndahet nga qeveria pritet ti paguehet 1.6 milionë pensionistëve.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, I QËNDRUESHËM
Artikulli tjetërAUTORI I ATENTATIT NË BERLIN KA KRYER 4 VJET BURG NË ITALI