Shefja e repartit e pneumonisë pranë sanatoriumit ne Shkodër Nadire Suma ngre alarmin për sëmundjen e tuberkulozit, i cili sipas saj po shfaqet edhe tek moshat e reja. Aktualisht numri i te shtruarve pranë spitalit te sëmundjeve infektive është 4, ndaj specialistja Suma nënvizon se kjo sëmundje është me e pranishme se kurrë ne ambientet tona. Suma rendit disa shkaqe ne shfaqjen e kësaj sëmundje siç është transmetimi nga një person tjetër , imuniteti i dobët, kushtet e vështira të jetesës, si dhe kequshqyerja.
Sëmundja e tuberkulozit përhapet me anë të rrugëve respiratore. Mikrobi përhapet në ajër kur i sëmuri kollitet, teshtin apo flet. Edhe individët e shëndoshë mund të preken nga këto grimca të përhapura në ajër. Por infeksioni nuk shfaqet tek çdo person i cili merr mikrobin. Bacilet e marra mund të fshihen në trup pa e sëmurë personin dhe të shfaqen kur bie imuniteti i trupit. Periudha më e rrezikuar për zhvillimin e sëmundjes janë dy vitet e para.