Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përjashtuar për të dytën herë në këtë sesion parlamentar,. Komisioni i Etikës mori vendimin për të përjashtuar me 10 ditën Berishën dhe deputetin Flamur Noka, ndërsa me pesë ditë janë përjashtuar Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Opozita ka paralajmëruar sërish protestë në seancën e nesërme. Do të ketë protestë politike nga deputetë të opozitës në seancën plenare në Kuvend dhe gjithashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të bashkohen në shesh përpara Kuvendit, për të protestuar kundër të qeverisë Rama.

“Masat ndëshkuese u morën për katër deputetë të PD. 10 ditë përjashtim për Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Pesë ditë ndaj Këlliçit dhe Palokës. Një grup deputetësh i PS ka kërkuar këto masa ndëshkuese sa i përket ngjarjeve të zhvilluara në seancën e kaluar. Sipas Flamur Nokës qëllimi është përjashtimi i deputetëve të opozitës për të mos ngritur zërin e tyre për çështje Rama-McGonigal. Noka deklaroi se opozita do të jetë sërish në protestë dhe se protestë politike do të jetë brenda në Kuvend”.

Artikulli paraprakSOLIDARIZIM PËR TRAGJEDINË, GREQIA NIS NDIHMAT E PARA PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI NË TURQI
Artikulli tjetërA E KALUAM PIKUN? ISHP: INFEKTIMET NGA GRIPI JANË NË RËNIE