Zbardhen detaje nga slogani i protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt në kryeqytet.

Nga nesër pritet të nisin takimet në bazë të Nokës dhe Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.

Pikë diskutimi do të jetë protesta e 20 shkurtit, protestë që ka marrë një vëmendje të madhe ditën e djeshme në takim dhe në Këshillin kombëtarë të PD. Protesta do mbahet më datë 20 në orën 17: 30.

Arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:

Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë. Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.

Ndërkohë, pas ditës së djeshme me bashkimin e deputetëve të Bardhit me Berishën, është duke u diskutuar mundësia që dy deputetë të Bashës t’i bashkohen grupimit të Rithemelimit.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakMË 28 SHKURT SAMITI I UKRAINËS, PËR HERË TË PARË ZELENSKY NË TIRANË! NJË DITË MË PAS KRYEQYTETI PRET LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMOR
Artikulli tjetërTONIGHT – 13.02.2024