Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dhënë urdhër struktura të partisë që të jenë në shesh krah presidentit Ilir Meta në tubimin anti-qeveritar të thirrur në datë 2 Mars. Basha thotë se demokratët duhet t’i përgjigjen çdo thirrjeje në mbrojtje të kushtetutës.
Kryedemokrati shpërndan dy porosi për të djathët përmes mesazhit të tij, që kjo të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe të bisedohet me sekretarin e Përgjithshëm për masat organizative, duke lënë të kuptohet se strukturat në rrethe duhet të nisin organizimin për transportimin drejt Tiranës të militantëve të djathtë në tubimin opozitar të drejtuar nga kreu i shtetit.
“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.
Mesazhi i plote i Bashes

Dy porosi:
1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.
Ju përshëndes!