Vijëzimit i pistës së tartanit në stadiumit “Loro Boriçi” ka përfunduar , çka përmbyll kështu edhe të gjithë investimin e bërë. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim tashmë zhvillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në Shkodër e kjo pistë tashmë po u shërben atletëve shkodranë edhe për stërvitje duke shpresuar që edhe rezultatet e tyre në të ardhmen do të jenë edhe më të larta.Pasi në vite me rradhë në Shkodër kanë qënë të shumtë edhe atletët të cilët kanë arritur rezultate të mëdha këtë e konfirmon vetë traineri i atletikës Vildan Tufi ku .
Ndër të tjera Vildan Tufi tregon se inters it ë rinjve shkodranë është mjaft i madh për tu angazhuar në sportin e atletikës por që këtij sporti i nevojitet mbështetja e Bashkisë Shkodër. Ndërkohë me 30 janar në Elbasan do të zhvillohet kampionati dimëror i atletikës ku Shkodra do të përfaqësohet me atletët e Vllaznisë të cilët do të jenë nën drejtimin e trajnerëve Vildan Tufi, Albert Marashi, Fatjon Serhati, Bruno Rrotani e Dorian Tafa.
Natyrisht që në këtë kampionat do të kërkohet të zënë vendte e para në disiplinat e ndryshme ku më pas do tu shërbejnë edhe për përzgjedhjen e elementit që do të përfaqësojnë ekipin kombëtar në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që zhvillohet muajin e ardhshëm në Stamboll të Turqisë.