Po bëhen 2 vite që rreth 40-punonjës të uzines së telave në Shkodër, nuk paguhen nga firma koncensionare e cila është larguar nga Shqipëria.
Prej vitit 2004 kjo uzinë i është dhënë me konçesion një kompanie turke, por sipas qeverisë shqiptare ajo nuk ka arritur të realizojë parametrat e kontratës duke mos investuar as në mirëmbajtjen e objekteve.
Po kështu ka ndodhur edhe me punonësit e ish fabrikës së duhanit të cilët po bëjnë 2 vite e gjysëm që nuk kanë marrë pagat nga shteti shqiptar.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për Qarkun Shkodër Albert Tuka e shikon me shqetësim këtë situatë ku thotë se shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për këtë sepse dhjetra punonjës janë në rrugë të madhe
Tuka thotë se bashkimi i sindikatave është detyruar që ti drejtohet dyerve të gjykatave për të përfaqësuar në gjyq interesat e punëtorëve për të zgjidhur të drejtat e tyre, sepse sipas Tukës shteti shqiptar nuk i zbaton ligjet për punonjësit
Sinkron