Një valë gjobash që kulmoi në periudhën shtator-dhjetor të vitit 2017, në fazën e parë të aksionit anti-informalitet, që u karakterizua nga agresivitet i lartë i tatimorëve kanë rezultuar fatale për shumë biznese duke i detyruar të mbyllen.
Në tre vitet e fundit vetëm në qarkun e Shkodrës janë mbyllur mbi 1200 binzese të vogla për shkak të politikave agresive të qeverisë. Këtë e pohon Kreu i Bashkimit të Sindikatave për Qarkun e Shkodrës Albert Tuka.
Kryesindikalisti Tuka shpjegon se pjesa më e madhe e përfaqësuesve të bizneseve të cilët kanë falimentuar po largohen për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës
Rënia e fuqisë blerëse, papunësia dhe varfëria ka falimentuar qindra biznese në metropolin verior, një pjesë e të cilave shkruhet leshohen me qera.Shpenzime fikse të larta taksa të larta, rënie e fuqisë blerëse dhe konkurrenca e forte kanë krijuar një klimë jo favorizuese për biznesin vitet e fundit.