Punësimi informal, apo siç njihet ndryshe “në të zezë” dominon në tregun e punës në Shkodër. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shkodër bën me dije se gjatë vitit 2022 janë punësuar sipas ligjeve në fuqi vetem 240 persona. Ndërsa thotë se këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar edhe nivelin e pabarazisë në punë.
Tuka shton se mungesa e politikave për nxitjen e punësimit ka krijuar një terren të vështirë për të rinjtë.
Aktualisht, Shkodra është një prej bashkive që regjistron pothuaj 50% të popullsisë në moshe pune të papunë. Ndikim në këtë fenomen, sipas kreut të sindikatës kanë patur politikat e pakta për nxitjen dhe punësimin e të rinjve nga qeveria shqiptare.