Abert Tuka kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shkodër në lidhje më rritjen e pagës minimale në vendin tonë shprehet se kjo rritje është e paligjshme pasi sipas tij kryeministri ka shkelur kodin zgjedhor.

Ai thotë së rritja e pagës minimale është një thikë me dy teha duke rënduar kryesisht në sektorin privat.

Rritja e pagës minimale duke u fokusuar në Shkodër do të japë një ndikim jo të mirë kryesisht në sigurimet shoqërore ku do të duhet të paguhet më tepër e njëkohësisht edhe në fasoneritë apo ambientet e punës që punohet me normativë do të shtohet.

Tuka e quan politike vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale në këtë kohë kur jemi në kohë fushate.

Artikulli paraprakBASHKIA LEZHË MBËSHTETJE ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE
Artikulli tjetërPLAGOSEN ME THIKË TRE ADOLESHENTË