Kjo e enjte shënon ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Në Shkodër, përmes një deklarate për mediat, Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura deklaroi se institucioni që ai përfaqëson e ka kthyer çdo ditë të punës në 1 maj, duke luftuar për respektimin e të drejtave të punonjësve dhe jo vetëm.
Tuka shton se në qarkun Shkodër rreth 55% e forcës aktive për punë vijon të mbetet e papunë si shkak I kushteve jo të mira që ofrohen nga punëdhënësi.
Nga Bashkimi I Sindikatave të Pavarura, qyteti I Shkodrës cilësohet si kryeqyteti I papunësisë, për shkak të problemeve të shumta dhe politikave të pakta që ndikojnë në rritjen e punësimit.