Kreu i Bashkimit të Sindikatave për Qarkun e Shkodrës Albert Tuka ben te ditur se biznesi i vogël në metropolin verior po përgatitet për greva të fuqishme.
Kjo për shkak se nuk është gjetur asnjë marrëveshje mes përfaqësuesve të këtyre bizneseve dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse.
Biznesi i vogël sipas Tukës nuk e pranon kurrsesi përfshirjen në skemën e TVSH-së, në masën 20 % për shkak se ndikon në rritjen e informalitetit dhe të varfërisë.
Në Shkodër janë 350 biznese që aderojnë në sindikatat e pavarura të qarkut, plus kësaj me dhjetra biznese të tjera të vogla do i bashkohen ditët e ardhshme protestave dhe grevave të fuqishme sic thekson Tuka.
Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në. Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë.