Presidenti i bashkimit të sindikatave të pavarura në Shkodër Albert Tukaj hedh poshtë pretendimin e drejtorit të kontrollit tatimor Pal Lera i cili një ditë më parë për mjetet 8+1 tha se duhet që të jenë pjesë e shoqatave të transportit që të paisen me bileta. Tukaj shprehet se kjo nuk është e vërtetë sepse është këshilli bashkiak që vendos tarifat për taksimetrin dhe nuk ka nevojë për biletë fizike.

Tukaj thotë se drejtori i kontrollit tatimor nuk ka të drejtë në deklaratën e tij për mjetet 8+1 sepse sipas tij pjesë e shoqatave të transportit janë vetëm autobuzët. I pyetur për gjobitjen që i bën mjeteve 8+1 policia rrugore me justifikimin e mungesës së biletës për udhëtarët, Tukaj e quan të paaftë policinë ndërsa thotë se do i bëjë shkresë zyrtare ministrit Saimir Tahiri. Ditët e fundit BSPSH ka nisur negociatat me këshillin bashkiak të Shkodrës për të arritur në një vendim që përcakton tarifat për taksimetrin për mjetet 8+1 por edhe 4+1 çka do zgjidhte njëherë e mirë këtë problem.

Artikulli paraprakBASHKIA PUKË, ZERO TAKSA PËR BIZNESET QË PUNËSOJNË 50 VETË
Artikulli tjetërBYLIS-VLLAZNIA, HASANI: TË UDHËTOSH BRENDA DITËS SKANDALOZE