Një ditë përpara protestës që do jetë në Shkodër, bashkimi i sindikatave të pavarura përmes presidentit Albert Tukaj bën të ditur se gjithçka është gati dhe se qytetarët kanë arsye të forta për të protestuar.
Tukaj thotë se pritet të ketë një pjesëmarrje të qytetarëve në këtë protestë. Protesta e BSPSH do të nisë në ora 10:00 gjatë ditës së nesërme dhe do të vijojë përreth një orë në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës.