Shtesa e pagës për policët nga ana e qeverisë tashmë e miratuar përmes një vendimi sipas kreut të bashkimit të sindikatave të pavarura në Shkodër Albert Tukaj është një farsë sepse orët shtesë
, shërbimi i policëve gjatë natës apo të tjera si këto janë të përcaktuara në Kodin e Punës që në vitin 2003. Sipas kreut të sindikatave në Shkodër qeveria është e pavërtetë në vendimin e saj për shtesën e pagës për policët në orët e natës apo ditëve të pushimit. Tukaj deklaron se do t’i bëjë një shkresë ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Qeveria shqiptare miratoi para pak ditësh një vendim i cili rrit 20/50% pagat për punonjësit e policisë në rastet e shërbimit gjatë natës, ditëve të pushimit apo festave zyrtare.