Bashkimi i Sindikatave te Pavarura dega Shkoder ka realizuar nje sere inspektimesh ne terren ne menyre qe te verifikoje shkeljet e kontratave te punes nga bizneset qe operojne ne metropolin verior.Kete e ben te ditur kreu i ketij institucioni Albert Tukaj ndersa ngre problemin e hidrocentralit te Vau-Dejes ku punonjesve aty u eshte bere presion te mos antaresohen prane sindikates.

Drejtuesi Tukaj shprehet se 30 perqind e bizneseve ne Shkoder nuk e njohin ligjin e punes duke shkelur ne kete menyre rende lirite e punonjesve.Edhe Sa i takon sigurise se shendetit ne pune Bashkimi i Sindikatave te Pavarura informon se ka shume pak ndermarrje qe e njohin dhe e respektojne kete te drejte .Sindikata Shkoder ka pajisur thujase te gjitha subjektet me ligjin perkates dhe nje kopje te kodit te punes.

Artikulli paraprakKOPLIK, “PUSHTOHEN” TOTALISHT HAPËSIRA PUBLIKE
Artikulli tjetërFAMILJA PRROI: 24 MILION DEBI, OSHE NA FUNDOSI