Qeveria Rama po tenton te marre vendime arbitrare ne dem te qytetareve te thjeshte te cilët do tu preket rroga nga tatimet e reja.alarmi eshte ngritur nga kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për Shkodrën Albert Tukaj i cili nder te tjera shpjegon se me ligjin e ri do te preken 700 mije persona ne te gjithë

vendin.

Kryetari I bashkimit te sindikatave kërkon qe ky ligj te mos miratohet ne shtator pasi ne te kundërt ky institucion do te ngrihet ne protesta massive për te mbrojtur te drejtat e punëtoreve te thjeshte Nëse deri tani pagat deri në 30 mijë lekë nuk tatoheshin, sipas nenit 25 të draftit për nivelin e të ardhurave nga 0-180 mijë lekë në vit, tatimi do të jetë 5%.Kështu një qytetar që merr një pagë deri në 15 mijë lekë në muaj do të paguajë 5% tatim, ose 750 lekë të reja.Sipas projektligjit aktual i cili po qarkullon në grupet e interesit, pagat vjetore mbi 180 mijë dhe nën 1 560 000 në vit, ose të përkthyera si pagesë mujore 15 mijë –130 mijë lekë do të tatohen 13%.

Artikulli paraprakZJARRET DHE PRERJET E PALIGJSHME RREZIK PER PYJET
Artikulli tjetërAMBASADORJA E KINËS ,VIZITON SHKODRËN,PRITET NGA ADEMI