Gjatë muajit Shkurt është aprovuar ndihma ekonomike për më shumë se 4 mijë familje në qarkun Shkodër. Kështu është shprehur drejtorja rajonale e shërbimit social Valbona Tula e cila tregon se ndër të tjera janë pezulluar edhe më shumë se 120 aplikime për ndihmë ekonomike si shkak I mosdeklarimit të të ardhurave të tyre.
Drejtorja Tula shton edhe arsyet e refuzimit të disa aplikimeve të këtij muaji.
Deri më tani, po punohet intensivisht për evidentimin e të gjitha rasteve abusive të cilat aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike në qarkun Shkodër.
Sipas drejtores Tula, pjesë e skemës do të bëhen vetëm ato familje të cilat me të vërtetë kanë nevojë për këtë mbështetje nga shteti.