Ministri i Brendshëm Taulant Balla lajmëron ndalimin e përdorimit nëpër lokale të tullumbaces me oksid azoti, një lënde e cila tashmë në Britaninë e Madhe po kërkohet të kategorizohet në grupin e drogave si kanabis.
Kjo lëndë shitet lirshëm dhe një çmim prej 300 lekësh nëpër lokale të Tiranës që frekuentohen nga të rinjte.
“Lëndë e palejuar edhe pse ligji e ka lejuar. Jemi duke bazuar në disa konventa që e konsiderojne si lëndë që duhet të vendoset nën kontrollin e shtetit. Do e ndalojmë, derisa të bëjmë ligjin do bazohemi në konventat që e cilësojnë si drogë” tha Balla në foltoren e Kuvendit.