TË NDODHURA MES MALEVE, VETËM ARKEOLOGËT MUND T’I SHOHIN.
Te paket jane ata që kanë dëgjuar për Tumat e Shëngjinit në Lezhë, të cilat arkeologët i kanë quajtur pa frikë si ‘Piramidat Shqiptare’.
Tumat janë varret e lashta ilire të zbuluara nga gërmimet që janë bërë në malet e Shëngjinit, por që veç arkeologëve vetëm ndonjë turist aventurier ka mundur të depërtojë deri më tani.
Përgjegjësi dhe restauratori pranë Kalasë së Lezhës, Dedë Margjoni, i quan tumat një mrekulli e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, lehtësisht të krahasueshme për nga vlerat arkeologjike me Piramidat e Egjiptit.
Margjoni thote se pervec ekipeve te arkeologeve shqiptare dhe te huaj, jane teper te pakte turistet qe kane mundur t’I shijojne bukurite unike te ketyre thesareve arkeologjike te leshtesise ilire.