Një nga problemet e pazgjidhura për njeriun sot në botë është një shërimi i tumoreve, por më parë duhen kuptuar mirë shkaqet. Duke qenë të fokusuar në këtë drejtim, studimet mbi kancerin tek kafshët janë përqendruar shumë pak.

 

Por së fundi një grup studiuesish janë përpjekur të gjejnë këto shkaqe tek kafshët e egra në Kanada, në gjirin e Shën Lorenzit, një zonë mjaft e ndotur për shkak të impianteve të përpunimit të aluminit. Rezultatet kanë qenë mjaft shqetësuese. Kërkuesit kanë zbuluar se 27% e kafshëve të analizuara ishin të prekur nga tumoret.

 

Një tjetër faktor duket se është drita jonatyrale, e cila ka një efekt të madh mbi cilësinë dhe sasinë e gjumit, mungesa e të cilit sjell edhe dobësim të sistemit imunitar.

 

Faktori tjetër I regjistruar gjatë analizave është ushqimi dhe substancat toksike që gjenden në ushqimet e përpunuara, por edhe disa lloje antibiotikësh të cilët mund të jenë potencialisht kancerogjene.

 

Dhe së fundi renditet variacioni gjenetik. Hapësirat natyrore janë kufizuar dhe kafshët fillojnë të kryqëzohen brenda grupit, pra me kushërinjtë, gjë qe duket se ndikon negativisht në shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene. E njëjta gjë thonë studiuesit ndodh edhe tek njerëzit.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 1 KORRIK 2018
Artikulli tjetërBOTËRORI, SHQIPËTARËT MILIONA NË LLOTO