Mbretëresha Elizabeth , Princi Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore kanë akses në një bar luksoz, nëpërmjet një tuneli sekret që lidh Pallatin Mbretëror me lokalin.

Një kalim i fshehtë lidh Pallatin e Shën Xhejmsit, ish -rezidenca e monarkisë britanike, me barin “Dukes”, aty ku bëhet martini më i mirë në botë .

Zbulimi, sipas gazetës britanike “The Daily Star”, u bë nga burri 35-vjeçar i Princeshës Eugenia, Jack Brooksbank.

Në një intervistë për ‘Daily Mail’, duke folur për biznesin e tij të pijeve, ai iu referua tuneleve sekrete nën rrugët e Londrës:

“Ka një rrugë që të çon në barin Dukes nga Pallati St. James. Unë nuk e kam përdorur ende, por do të doja ta provoja,” tha ai.

Sipas gazetës gjermane ” Bild “, “Dukes” është një hotel me pesë yje në rrethin Mayfair të Londrës, i themeluar në vitin 1908. Bar-i ka dekor klasik dhe tradicional.

Duhen vetëm tre minuta për të ecur nga Pallati në barin “Dukes”. Sipas New York Times, lokali “Dukes” thuhet se ka martinit më të mira në botë. Një pije në këtë bar kushton 20 euro.

Kushërira e mbretëreshës, Margaret, ka zbuluar se Madhëria e saj pi një martini çdo natë, por nuk specifikon se ku e pi atë.

Sipas gazetës gjermane Bild, qasja në barin “Dukes” nuk është sekreti i vetëm që duhet të ofrojnë ndërtesat mbretërore në Londër.

Buckingham Palace ka gjithsej 775 dhoma!

Artikulli paraprakSNOWDEN: FACEBOOK DHE INSTAGRAM U FIKËN, BOTA U BË NJË VEND MË I SHËNDETSHËM NË NJË DITË TË MREKULLUESHME
Artikulli tjetër“MË SHUMË MUNDËSI PËR TË RINJTË DHE QYTETARËT TANË”/ VIDEOMESAZHI I BASHËS PARA SAMITIT TË PPE: EVROPA ËSHTË ËNDRRA DHE DESTINACIONI YNË