Një 33-vjeçar kosovar ka ndërruar jetë pas goditjeve të shumta me thikë nga një tunizian në Firence.Vrasja ndodhi mbrëmë pas një mosmarrëveshje që filloi në një lokal në Via Faenza.
39-vjeçar tunizian me precedent penal u dërgua në burg nga policia.
Vdekja e 33-vjeçarit u shpall rreth orës 4 pasdite nga spitali “Careggi”.
Hetimi po zhvillohet nga prokurori Beatrice Giunti.
Sipas policisë, autori i vrasjes punonte si kuzhinier në një restorant në Via Panzani dhe e kishte goditur kosovarin në gjoks disa herë me thikë kuzhine.
Sipas mediave të huaja, të dy do të ishin dehur dhe gjatë konfliktit, miqtë dhe punonjësit e restorantit i ndanë të dy, por kur ai u kthye dhe mosmarrëveshja përfundoi me vdekje.
Vrasja ka nxitur komente të shumta, ku politikani Giovanni Donzelli është shprehur se situata ka qenë prej kohësh jashtë kontrollit për shkak të imigracionit të pakontrolluar dhe se qyteti ka shpërthyer në duart e grupit të drogës dhe krimit.