Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Shkupit, do të vizitojë ditën e sotme Kosovën. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Në njoftim theksohet se ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Von der Leyen do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Takimi me presidenten Osmani do të nis në orën 13:15, dhe pas përfundimit të tij do të ketë edhe konferencë për media.

Takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit. Kujtojmë se Von der Leyen ka nisur ditën e djeshme vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe pas Kosovës, ajo do të vizitoj edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Artikulli paraprakSOT SEANCË, DEPUTETËT RIKTHEHEN PAS SHERRIT TË OPOZITËS! 23 TË PËRJASHTUAR
Artikulli tjetër‘DAILY MAIL’ JEHONË VENDIT TONË: RIVIERA SHQIPTARE, SEKRETI MË I BUKUR I PUSHIMEVE NË EVROPË