Etapa e 10-të e Turit të Francës ka qenë shumë përcaktuese për të parë se kush prej çiklistëve do të ishte pretendenti kryesorë për të fituar këtë tur. Ka qenë pikërisht mbajtësi i fanelës së verdhë, Chris Froomë ai që ka triumfuar në etapën e parë të kategorisë supër të vështirë e cila përfundoi me finish mali. Etapa nisi në Tarb dhe përfundoi në La Pjerr Sont Martin, ndërsa u dominua nga çiklisti britanik.

Kjo etapë ndonse ishte 167 km e gjatë ka qenë përcaktuese vetëm në 15 kilometrat e fundit. Kjo pasi në këtë pjesë të etapës ka filluar dhe ngjitja e kategorisë super të vështirë që përfundonte me finish mali. Froomë arriti të krijonte shkëputjen e tij në 6 kilometrat e fundit ku la pas ndjekësin e tij më të afërt, Nairo Quintana i cili nuk ishte në gjëndje të pedalonte në nivelin e britanikut. Ndërkohë që konkurentët e tjerë nuk kanë qenë të rrezikshëm për Froomë, pasi Nibali u ndal nga konkurenca në 10 kilometrat e fundit. Ndërsa Contador në 7 kilometrat e fundit. Përsa i përket etapës së 10-të pas Froomë në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Richi Porte. Ndërsa Quintana u mjaftua me vendin e tretë. Me fitmin e kësaj etape, Froomë mbetet pretendenti kryesorë për fitimin e Turit të Francës për vitin 2015.

Artikulli paraprakAHMET OMI: DO SHTOJMË 100 KAZANË NË QYTET
Artikulli tjetërANTI KANABIS NË PUKË, ARRESTOHEN 2 PERSONA