Pas vizitës së djeshme në Kosovë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, vijon turin rajonal në Maqedoninë e Veriut.

Në axhendën e ministrit Hasani, sot përfshihen takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministrin Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic.

Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.

Axhenda:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

16:00 / Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari

Artikulli paraprakRESHJE SHIU NË GJITHË VENDIN, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërAKSION PËR SHKARKIMIN E KRYETARËVE SHQIPTARË NË MITROVICËN E VERIUT DHE LEPOSAVIQ, NIS NËNSHKRIMI I PETICIONIT