Turistët e hashashit, nga maji janë kapur 38 të huaj

Vijnë si turistë dhe tentojnë të dalin nga territori shqiptar si trafikantë. Është ky trendi më i fundit, i konstatuar nga Policia Kufitare sa i përket shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Nga muaji maj deri më tani janë arrestuar dhe proceduar në total 38 shtetas të huaj që kanë tentuar të nxjerrin jashtë Shqipërisë kanabis, në sasi të ndryshme, nga të cilat 21 raste përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës. Po nga rezultojnë me origjinë, “turistët e kanabisit”? “Po është tentuar të kalohet në sasi të ndryshme nga më të vogla deri në qindra kilogramë, nga 21 raste që kemi patur këtu në Qafë Thanë, kanë qenë shtetas polakë, çekë, gjermanë dhe rumunë etj”, u shpreh Arben Joco, drejtor i kufirit, Korçë. Sasia më e madhe prej 273 kg kanabis kishte si destinacion Holandën. “Trafikantët kishin bërë një punë kolosale duke e fshehur brenda paletave të drurit ku kanabisi fshihej në vazo dhe ishte i vështirë konstatimi. Sipas informacioneve, destinacioni i kanabisit ishte Holanda”, tha Gentian Mallkuçi, shef i stacionit policor, Qafë Thanë. Sasitë e kanabisit janë zbuluar në bazë të informacioneve në rrugë operative, por edhe në bazë të kontrolleve mbi analizën e riskut.

Artikulli paraprakTRONDITET GJIROKASTRA, TËRMET ME MAGNITUDË 4 BALLË
Artikulli tjetërFLECKENSTEIN: NEGOCIATAT, VITIN TJETËR