Policia e Shtetit ka ndihmuar dhe shpëtuar një çift turistesh francezë, të cilët kishin humbur rrugën në zonën e Valbonës në Tropojë. Mësohet se rreth orës 16:40 të së dielës u njoftua Salla Operative e Policisë së Malësisë së Madhe se një çift turistësh francezë kishin humbur rrugës, nga Thethi për në Valbonë dhe kërkuan ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e lëvizjes dhe nuk dinin vendndodhjen.
Pas sinjalizimit menjëherë në drejtim të tyre është nisur një grup punonjësish të policisë të Malësisë së Madhe, si dhe drejt maleve të Valbonës për të kërkuar nga ajri, u nis një helikopter me punonjës policie të Shkodrës. HELIKOPTER PËR GJETJEN E DY TURISTËVE FRANCEZË Pas dy orë kërkimi nga toka dhe nga ajri, me helikopter dhe në këmbë nga punonjësit e policisë, u bë e mundur gjetja e tyre poshtë Qafës së Valbonës. Të dy turistët A.M. 28 vjeç dhe M.M. 24 vjeçe, ndodhen ne gjendje te mire dhe janë transportuar në drejtim të Shkodres me helikopter për të vazhduar itinerarin e tyre turistik.