Shqipëria është një ndër destinacionet kryesore për italianët gjatë sezonit veror. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotografi me pamje nga anijet e larguara nga Shqipëria në vitin ’91, duke bërë një krahasim me turistët italianë që po vizitojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

“Shqiptarët nisen drejt Italisë, 1991. Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë, 2023”, thuhet në diçiturën që shoqëron foton e publikuar nga Rama duke iu referuar edhe një shkrimi të publikuar ditët e fundit nga gazeta italiane “Corriere della sera”.

Kryeministri Rama shprehet se ‘prit prit, s’keni parë gjë akoma”.

Në shkrimin e botuar nga “Corriere della sera” thuhet se “çmimet për pushime në Puglia (rajon në Italinë e Jugut) janë shumë të larta dhe shumë më të larta se në vende të tjera, si Greqia, Shqipëria”.Për shkak të vijës së gjatë bregdetare nga veriu në jug, Shqipëria po tërheq një numër të lartë turistësh të huaj. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Artikulli paraprak“RIKTHIMI I AKORDIT VARET NGA PERËNDIMI”, ERDOGAN PËR MARRËVESHJEN E GRURIT
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË 33 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT