Turisti gjerman aksidentohet në Llogara

Një turist gjerman është përfshirë në një aksident me biçikletë në zonën e Llogarisë, në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 13:00. I lënduar ka mbetur shtetasi gjerman me inicialet U.Sh., 71 vjeç. 71-vjeçari ishte pjesë e një grupi turistësh të huaj që po zbrisnin me biçikleta Qafën e Llogarasë në drejtim të fshatit të Dukatit. Ai ka humbur kontrollin e mjetit me dy rrota dhe është rrëzuar. Si pasojë, është dëmtuar lehtë në njërin krah dhe po merr mjekimet në spitalin e Vlorës. Në këtë periudhë, Qafa e Llogarasë është një ndër destinacionet turistike më të frekuentuara të rrethit të Vlorës, sidomos nga turistë të huaj që pëlqejnë ta përshkojnë atë me biçikleta.

Artikulli paraprakKONGRESMENËT AMERIKANË SULMOHEN ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërDROGA NGA SHQIPËRIA NË GREQI, SHKATËRROHET BANDA NDËRKOMBËTARE